​Borrell dhe Varhelyi urojnë presidentin Begaj: Mezi presim të punojmë për të çuar përpara Shqipërinë në rrugën drejt BE-së

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Urime për Presidentin e sapo zgjedhur Bajram Begaj ka përcjellë edhe Komisioneri për Fqinjësinë dhe Zgjerimin të BE-së, Oliver Varhelyi dhe shefi i Politikës së Jashtme të Bashkimit Evropian, Josef Borrell.

“Urime Bajram Begaj për zgjedhjen si President i ardhshëm i Shqipërisë. Mezi pres të punojmë së bashku për të çuar përpara Shqipërinë në rrugën e saj të integrimit në BE”, tha Varhelyi.

Mesazh të njëjtë ka dhënë edhe Borrell.

“Urime Bajram Begajt për zgjedhjen e tij si president i ri i Shqipërisë. Mezi presim të punojmë së bashku për një marrëdhënie të begatë, të sigurt dhe solide BE-Shqipëri, si anëtarë të një familjeje evropiane”, ka shkruar ai në Twitter.

Begaj, mjek në profesion, mori detyrën si shef i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura Shqiptare, në vitin 2020.

Që nga viti 1998 ai ka shërbyer në disa poste administrative ushtarake, si komandant i Komandës së Stërvitjes dhe Doktrinës, shef i Njësisë Mjekësore Ushtarake, drejtor i Inspektoratit Shëndetësor, kryeinspektor, dhe këshilltar i Inspektoratit Shëndetësor në Shtabin e Përgjithshëm të Forcave të Armatosura Shqiptare. Presidenti i ri i vendit pritet të marrë zyrtarisht detyrën më 24 korrik të këtij viti – ditën kur largohet nga zyra presidenti aktual, Ilir Meta.

Share This Article