Sot rreth orës 15:00 është fundosur një veturë në Liqenin e Badovcit.
Brenda saj gjendej një fëmijë i moshës 5-vjeçare.
Falë ndërhyrjes së shpejtë nga Shoqata e Peshkatarëve “Krapi”, është ndaluar më e keqja.
Mrekullisht është arritur të shpëtohet fëmija i cili po flinte brenda veturës.
Lidhur me rastin, për Indeksonline kanë folur kryetari i kësaj shoqate, Ali Vitia dhe shefi i rojeve të “Krapit” Milaim Vitia.
“Ne kemi qenë aty, fëmija ka qenë brenda në veturë duke fjet. Kemi arrit menjëherë me shpëtu. Familjen e kishte afër, por vetura u fundos shpejt. Ne ishim aty”, pohuan të njëjtit.