Gjermania dhe Anglia ndajnë pikët, Italia mposht Hungarinë

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Gjermania dhe Anglia kanë luajtur baras (1-1) në Allianz Arena, në ndeshjen e vlefshme për Grupin 3 të Ligës A në Ligën e Kombeve.

Gjysma e parë nuk prodhoi gola, ndërsa të dy realizimet ndodhën në fraksionin e dytë të lojës.

Të parët kaluan në epërsi gjermanët, kur Joshua Kimmich dërgoi një pasim në drejtim të Jonas Hofmann dhe ky i fundit e zhbllokoi rezultatin (50’).

Rezultati u zhbllokua në minutën e 88-të me golin e Harry Kane nga pika e bardhë.

Në ndeshjen tjetër të këtij grupi, Italia ka regjistruar fitore prej 2-1 përballë Hungarisë në Stadio Dino Manuzzi të Cesenas.

Nicolo Barella (30’) dhe Lorenzo Pellegrini (45’) realizuan për Azzurrët, ndërsa autogoli i Gianluca Mancinit ishte i vetmi për hungarezët (61’).

Italia është lider i Grupit 3 në Ligën A me katër pikë nga dy ndeshje, e ndjekur nga Hungari me tri pikë, Gjermania me dy pikë dhe Anglia me një pikë.

Share This Article