Presidenti amerikan Joe Biden ka thënë se presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, “nuk donte ta dëgjonte” kur inteligjenca amerikane kishte informacione se Rusia po përgatitej të pushtonte, sipas Associated Press.
“Asgjë e tillë nuk ka ndodhur që nga Lufta e Dytë Botërore. E di që shumë njerëz menduan se ndoshta po e ekzagjeroja. Por e dija se kishim të dhëna për të mbështetur se ai (Presidenti rus Vladimir Putin) do të hynte brenda, jashtë kufirit”, u tha Biden donatorëve demokratë në Los Anxhelos.
“Nuk kishte asnjë dyshim. Dhe Zelenskyy nuk donte ta dëgjonte”, tha Biden, shkruan Aljazeera.