Avioni i parë që do të dërgonte azilkërkuesit nga Britania e Madhe në Ruanda nuk u nis gjatë natës.
Një burim i Home Office tha se avioni, i cili është vendosur gati në një pistë të Ministrisë së Mbrojtjes në Boscombe Down në Amesbury, nuk do të niset për shkak të “ndërhyrjeve të minutës së fundit nga Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut”.
Më herët këtë mbrëmje, u konfirmua se dy individëve që do të dërgoheshin në vendin e Afrikës Lindore iu ishte shtyrë dalja nga Mbretëria e Bashkuar pas masave të fundit nga avokatët.
U kuptua se Gjykata Evropiane, e cila dha një masë të përkohshme urgjente që bllokonte largimin e një të burgosuri irakian që do të dëbohej, po shqyrtonte një sërë kërkesash të mëtejshme.
Gjithsej shtatë individë besohet se do të hipnin në fluturim përpara se të bëheshin ndërhyrjet e suksesshme.