Shkalla e papunësisë në Britaninë ishte 3,8 për qind gjatë periudhës shkurt-prill të këtij viti, tregojnë vlerësimet e Zyrës për Statistika Nacionale (ONS).
Shkalla aktuale është 0,2 për qind më e ulët se në periudhën e mëparshme tremujore dhe 0,1 për qind më e ulët se niveli para pandemisë, theksohet në njoftimin e ONS-së.
Shkalla e punësimit vlerësohet në 75,6 për qind, që është 0,2 për qind më e lartë se në tremujorin e mëparshëm, por 0,9 për qind më e ulët se para pandemisë së koronavirusit në të njëjtën periudhë.
Sipas ONS-së, gjithsej 177.000 persona ishin të punësuar në Britaninë e Madhe midis shkurtit dhe prillit.