Gjermania i dërgon Ukrainës armën e saj më të fuqishme

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Stërvitja e ushtarëve ukrainas sa i përket përdorimit të topave gjermanë, do të përfundojë së shpejti dhe kjo do t’i hap rrugë përdorimit të këtyre armëve në luftën në Ukrainë, ka bërë të ditur ministrja gjermane e Mbrojtjes, Christine Lambrecht.

Ukraina ka lutur Perëndimin që t’i dërgojë sa më shumë artileri, pasi këtij vendi po i mungon municioni për arsenalin ekzistues të armëve nga koha e Bashkimit Sovjetik.

Vendet e Perëndimit i kanë premtuar armë me standarde të NATO-s, por për përdorimin e tyre duhet kohë dhe trajnim i vazhdueshëm.

 “Trajnimi për përdorimin e Panzerhaubitz 2000 së shpejti do të përfundojë, me qëllim që të mund të përdoren në luftën e Ukrainë”, tha Lambrech para gazetarëve gjatë një vizite në një kazermë në qytetin Rheinbach në perëndim të Gjermanisë.

Panzerhaubitze 2000 është një prej armëve më të fuqishme artilerie të Gjermanisë, dhe mund të godasë objektivat nga një distancë prej 40 kilometrave.

Share This Article