Atentat në Shkodër, një i vrarë

albnews
By
1 Min Read

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e së mërkurës, në Shkodër.

Një person është vrarë me armë zjarri në vendin e quajtur Stom Golem. Viktima është Lulash Qepuri, 75 vjeç. Ai është qëlluar me armë brenda lokalit të tij, teksa autori ka hyrë i maskuar dhe e ka qëlluar.

Viktima ka qenë më parë i arrestuar nga policia, i akuzuar për armëmbajtje pa leje dhe kultivim lëndësh narkotike.

Policia ka ngritur pika kontrolli për kapjen e autorit të vrasjes.

Share This Article