“Eurovisioni” vitin e ardhshëm do të mbahet në Britani

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Unioni Evropian i Transmetuesve (EBU) ka bërë të ditur të premten se ka nisur diskutimet me BBC-në për organizimin e “Eurovisionit” të vitit të ardhshëm në Britani të Madhe, ndonëse fituese e tij këtë vit ka qenë Ukraina.

Vendimi sipas njoftimit, thuhet të jetë marrë për shkak të vazhdimit të luftës në Ukrainë, pasi siç thuhet, nuk janë plotësuar garancitë e sigurisë dhe ato operacionale që kërkohen për të organizuar dhe prodhuar “Eurovisionin”.

“Pas analizës objektive, grupi i referencës, bordi drejtues i ESC-së, kanë arritur në përfundim me keqardhje të thellë se, duke pasur parasysh rrethanat aktuale, garancitë e sigurisë dhe operacionale që kërkohen për një transmetues për të organizuar dhe prodhuar [Eurovision Song Contest[ sipas Rregullave të ESC-së, nuk mund të jenë plotësuar nga UA:PBC. Si rezultat i këtij vendimi, në përputhje me rregullat dhe për të siguruar vazhdimësinë e ngjarjes, EBU tani do të fillojë diskutimet me BBC-në, si nënkampion i këtij viti, për të mbajtur potencialisht ‘Eurovision Song Contest 2023’ në Mbretërinë e Bashkuar”, thuhet në njoftimin e EBU-së.

Kalush Orchestra, grupi nga Ukraina, e ka fituar Eurovisionin e këtij viti, më 14 maj në Torino të Italisë.

Traditë e Eurovisionit është që gara të zhvillohet çdo vit në shtetin i cili e ka fituar vitin paraprak.

Share This Article