Gareth Bale ka rënë dakord të nënshkruajë një marrëveshje fillestare 1-vjeçare me skuadrën e Major League Soccer, Los Angeles FC.
Lojtari i lirë ishte i lidhur me skuadra si, Cardiff dhe Tottenham pas skadimit të kontratës së tij me Real Madridin këtë verë, por ylli i Uellsit thuhet se ka vendosur të luajë në Kaliforni.
Bale luajti një rol kyç në kualifikimin e Uellsit në paraqitjen e tyre të parë në Kupën e Botës në 64 vjet, duke mundur Ukrainën 1-0 në finalen e play-off-it në fillim të këtij muaji.
Kontrata e tij do të përfshijë gjithashtu një opsion zgjatjeje prej 18 muajsh, sipas The Athletic.
32-vjeçari u transferua në Bernabeu në vitin 2013 dhe që atëherë ka shënuar 106 gola në 258 paraqitje për Los Blancos.
Megjithatë, Bale kishte disa momentet të trazuara në Madrid në sezonet e fundit, pasi disa tifozë dhe media spanjolle kritikuan sjelljet dhe performancat e tij në klub.
Uellsiani flirtoi me një kalim në qytetin e lindjes, Cardiff City në Championship në fillim të kësaj jave, pasi thuhet se ishte takuar me trajnerin Steve Morison për të diskutuar një kontratë të mundshme.
Por, pesë herë fituesi i Ligës së Kampionëve në fund zgjodhi të përballet me një sfidë të re me Los Angeles FC, i cili përfundoi i nënti në Konferencën Perëndimore MLS sezonin e kaluar.