Rusia do të furnizojë Bjellorusinë me raketa me rreze të shkurtër veprimi Iskander-M, ndër më modernet në arsenalin e Moskës dhe gjithashtu të afta për të mbajtur koka bërthamore.
Këtë e bëri të ditur presidenti Vladimir Putin pas një takimi me liderin e Minskut, Aleksandër Lukashenko.
Vetëm disa orë më parë, ushtria e Kievit akuzoi Bjellorusinë për gjuajtje me raketa në Chernihiv.