Mbrojti shqiptarët/ Gazetarja e BBC dyshohet se u ekzekutua gabimisht, porosi nga bosi francez i…

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Gazetarja e njohur e BBC, Jill Dando u vra në vitin 1999 në pragun e shtëpisë së saj në Londër. Vrasja vazhdon edhe sot e kësaj dite të bëjë shumë bujë, pasi motivi i krimit mbetet një mister i pazgjidhur.

Shumë është spekuluar për këtë ngjarje, por një nga pistat kryesore është se ajo u vra nga mafia serbe, pasi mbrojti shqiptarët gjatë luftës në Kosovë.

Por Daily Mail publikon të dhëna tronditëse sot. Sipas saj, gazetarja e BBC mund të jetë vrarë gabimisht. Sipas DM, objektivi i vrasjes mund të ketë qenë një tjetër gazetare.

Gazeta shkruan se një pasanik francez i botës së modës, i akuzuar për shumë raste të dhunës seksuale, kishte punësuar një vrasës rus për të ekzekutuar gazetaren Lisa Brinkworth, e cila kishte nisur një investigim për të ekspozuar agjencinë e tij Elite.

Vrasësi mund të ketë ngatërruar gazetaren Dando me objektivin e vërtetë pasi të dyja ngjajnë shumë dhe kanë të njëjtin profesion.

Gerald Marie, 72 vjeç, ish-bosi i agjencisë së modelingut Elite, po hetohet për të paktën 11 përdhunime dhe shumë raste të tjera të sulmeve seksuale.

Mes tyre është edhe gazetarja 55-vjecare, që pretendon se është sulmuar seksualisht nga ai në vitin 1998, kur po punonte e maskuar që të ekspozonte krimet seksuale në industrinë e modës për një program të BBC.

Share This Article