City kalon në gjysmëfinale të FA Cup

albnews
By
1 Min Read

Manchester City ka kaluar në gjysmëfinale të FA Cup, pasi ka mposhtur në udhëtim Evertonin 2:0.

Fitorja për skuadrën e Pep Guardiolas erdhi në minutat e fundit të ndeshjes, kur Ilkay Gundogan në minutën e 84-të zhbllokoi rezultatin, para se në minutën e 90-të Kevin de Bruyne të vuloste rezultatin përfundimtar.

Përveç Cityt, gjysmëfinalen e trofeut më të vjetër në Angli e ka siguruar edhe Southamptoni, ndërsa Leicester – Manchester United dhe Chelsea – Sheffield United do të luajnë ditën e nesërme.

Share This Article