Horror mund të konsiderohet ajo që ka ndodhur në Gjermani të martën. Policia tha se një person u arrestua pasi dyshohet se la një kokë njeriu në një gjykatë të rajonit të Bonn-it.
Disa qindra metra më tutje autoritetet gjetën një trup të pajetë ku policia thotë se i përket kokës së prerë. Kufoma ishte hedhur në lumin Rhine.
I arrestuari është një 38-vjeçar nga Bonn-i. Autoritetet nuk kanë pikasur asnjë aktivitet të dyshimtë në zonë dhe po kërkojnë për dëshmitarë. Deri tani mbetet enigmë se çfarë ka ndodhur./