Mundja i ka dhuruar medaljet e para Shqipërisë në Lojërat Mesdhetare “Oran 2022”. Çeçeni i natyralizuar në shqiptar Zelimkhan Abakarov është shpallur kampion në peshat 65 kg në stilin e lirë.
Abakarov bëri një ndeshje fantastike në finale, teksa e dominoi tërësisht sfidën kundër egjiptianit Yehia Hafez dhe triumfoi me rezultatin 11-0, duke marrë medaljen e arit. Sukses që u pasua nga triumfi i Islam Dudaev. Rusi rrëmbeu medaljen e bronztë në ndeshjen finale të stilit të lirë.
Dudaev u ndesh me algjerianin Ikkal për vendin e tretë dhe ka arritur të fitojë me rezultatin 8-0, pesha deri në 74 kg. Dy medalje që vendosin Shqipërinë përkrah rivalëve në renditjen e përgjithshme të medaljeve.