Raphinha është njëri nga emrat më të përfolur këtë afat kalimtar të verës.
Sulmuesi brazilian ka ngjallur interesimin e skuadrave të mëdha evropiane si Chelsea, Arsenal e Barcelona, mirëpo ende nuk është vendosur e ardhmja e tij.
Gjithsesi gjiganti anglez Chelsea është në ‘pole position’ për të nënshkruar me lojtarin, pasi tanimë ka një marrëveshje me Leedsin.
Londinezët kanë arritur marrëveshje me Leeds për transferimin e Raphinhas për një shumë prej 60 milionë euro.
Gjithsesi ende mungon një ‘po’ nga lojtari i cili nuk ka vendosur për të ardhmen e tij.
Gjatë ditës së sotme drejtuesit e Chelseat do të kenë një takim me agjentin e futbollistit brazilian Deco ku do t’i dëgjojnë kushtet personale.
Barcelona e Arsenal vazhdojnë të mbetën të interesuara për futbollistin, derisa po monitorojnë situatën e tij.