“Jemi gati për një marrëveshje me kushte. Po përgatisim një platformë për të hyrë në bisedime. Duhet të bëhen ndryshime në kodin zgjedhor. Qëllimi i platformës është krijimi i një qeverie tranzizore dhe zgjedhje të lira”.
Kështu ka deklaruar sot për “News 24” Dashamir Shehi, kreu i LZHK, pas takimit një ditë më parë në Ishëm të Durrësit të aleatëve të PD me kryedemokratin Lulzim Basha.
Shehi ka zbardhur disa nga pikat e platformës që po hartohet për marrëveshjen e re politike.
“Nuk do të ketë marrëveshje poshtë tavolinës”, garantoi ai, teksa tha se pas 18 tetorit, opozita do të dalë në shesh.