Mijëra banorë u urdhëruan të evakuohen nga Sidnei, qyteti më i madh i Australisë, pasi shirat e rrëmbyeshëm kanë shkaktuar përmbytje.
Meterologët kanë paralajmëruar për reshje të dendura shiu që pritet të shkaktojnë përmbytje dhe rrëshqitje të dheut përgjatë rajonit të bregdetit lindor nga Newcastle në gjirin e Bateman’s në shtetin e Uellsit të Ri Jugor.
Pamjet nga ajri tregojnë shtëpitë dhe rrugët e përmbytura nga pas shirave të dendura që goditën Sidnein.
Përveç përmbytjeve një fenomen jo shumë i zakonshëm ka ndodhur në këtë qytet ku erërat e forta kanë çuar shkumën e detit në një park makinash. Nga kjo video mund të shihet shkuma e cila qëndron për shumë pak sekonda në ajër përpara se të bjerë mbi makinat e parkuara.
Gjatë ditës së shtunë, 29 persona u shpëtuan nga përmbytjet, duke përfshirë një person i cili u ngjit në një shtyllë për një orë ndërsa punonjësit e emergjencës përpiqeshin ta ndihmonin.