Boris Johnson njoftoi dorëheqjen e tij si kryeministër i Mbretërisë së Bashkuar pas më pak se tre vjetësh në “Numrin 10”.
Sipas mediave britanike, disa nga stafi u tha se ishin ‘shumë të mërzitur dhe të përlotur’ ndërsa ai shkroi fjalimin e tij të dorëheqjes ku deklaroi: ‘Dua që të dini sa i trishtuar jam që po heq dorë nga puna më e mirë në botë’.
Kryeministri mësohet se ka qenë ‘kryesisht i vetëm’ teksa ka shkruar deklaratën e dorëheqjes.
Pasi u kthye brenda në Downing Street, Johnson përqafoi dy fëmijët e tij dhe e puthi gruan e tij Carrie në faqe.
Kryeministri mbajti një tjetër fjalim privat në një dhomë të Downing Street për të gjithë stafin – megjithëse Carrie mendohet të ketë qenë diku tjetër në ndërtesë.
“Ai bëri një falenderim masiv, masiv për gjithçka që ata kanë bërë gjatë tre viteve dhe arritjet e tyre masive”.
Në këtë drejtim, disa fotografi thuhet se tregojnë “prapaskenat” brenda Downing Street, në cilat shihen emocionet – dhe momentet familjare – ndërsa Boris Johnson përgatitej të deklaronte dorëheqjen e tij në shtypin botëror. /Telegrafi/