ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Deri në 50,000 infermierë mund të largohen nga Mbretëria e Bashkuar për shkak të planeve të imigracionit, sugjeron një studim 3 hours ago
Andy Burnham i bën thirrje Partisë Laburiste të rishikojë planet për ta bërë më të vështirë për azilkërkuesit të vendosen përgjithmonë – politika e Mbretërisë së Bashkuar drejtpërdrejt 3 hours ago
Sot, Kosova dhe Shqipëria zbulojnë kundërshtarët e tyre në ‘play-off’ për Kupën e Botës, gjysmëfinalet dhe finalet hidhen menjëherë 4 hours ago
Caktimi i datës së zgjedhjeve të jashtëzakonshme në Kosovë, Haradinaj konfirmon pjesëmarrjen në takimin e ftuar nga Osmani 4 hours ago
OBSH: Shqipëria pa progres në Inteligjencën artificiale për shëndetin 4 hours ago
Next
Prev
Home Bota

“Parajsa në tokë”, ju prezantojmë me destinacionin mahnitës

albnews by albnews
9 July, 2022
in Bota
0
“Parajsa në tokë”, ju prezantojmë me destinacionin mahnitës
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Gjatë gjithë verës, turistët pushtojnë rrugët e kalldrëmta të qytezës së vogël Alaçatı, që ndodhet në gadishullin Çesme në Turqinë Perëndimore. Shtëpitë prej guri, dyert prej druri të lyera me ngjyra të forta, rrugët dredha-dredha të mbushura me restorante luksoze dhe galeritë moderne të artit, e bëjnë Alaçatı-n të duket si një qytet mesdhetar, megjithëse me një hijeshi tipike turke.

Pushuesit turq vërshojnë çdo vit në këtë destinacion piktoresk që ndodhet rreth një orë me makinë në jugperëndim të Izmirit, por kohët e fundit ky destinacion po kthehet edhe në të preferuarin e turistëve nga e gjithë bota.

RelatedPosts

VIDEO/ Nga avioni qeveritar, Ministri gjerman zbulon publikisht: “Jam fans i Dua Lipës”

Zbulohet kush e bleu tualetin prej ari për 12,1 milionë dollarë

Serbi, biografitë kriminale në vijën mbrojtëse të pushtetit

Kudo që të ndaleni për të pushuar në këtë qytezë, do të shihni njerëz që pinë çaj turk apo kafe, duke shijuar ajrin e pastër dhe rrezet e diellit.

Qyteti shumëngjyrësh

Alaçatı është zhvilluar shumë, sidomos gjatë 20 viteve të fundit. Deri në mesin e shekullit të 19-të, ishte thjesht një moçal dhe autoritetet vendase punuan shumë për të tharë kënetat dhe për të zhdukur mushkonjat që shkaktonin malarien. Më vonë, punëtorët grekë nga ishujt e afërt u vendosën aty për të kultivuar vreshtat dhe ullishtat, dhe rajoni vazhdon të jetë kryesori i prodhimit të verërave dhe vajit të ullirit në Turqi.

Ashtu si qytetet e tjera në zonë, Alaçatı u braktis kryesisht në vitet 1920, pasi Turqia dhe Greqia u angazhuan në procesin e shkëmbimit të popullsisë, bazuar në fe. Shumë prej shtëpive të saj prej guri u dëmtuan dhe u rrënuan, derisa dy dekadat e fundit shumë vizitorë vendosën të blinin një shtëpi pushimi, duke ringjallur sërish qytezën.

Vendasit mburren me arkitekturën e vendit, shtëpitë e bardha, lulet shumëngjyrëshe, si dhe prodhimet e ushqimet artizanale të vendit. Çdo pranverë, Festivali i Barishteve Alaçatı, një ngjarje vjetore që promovon përdorimin e barërave natyrore që rriten në këtë zonë tërheq një mori vizitorësh në zonë.

Parajsa në tokë

Ky rajon i Mesdheut lindor është i mbushur me histori. Rrënojat e lashta të Efesit, një vend i Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s, gjenden vetëm një orë me makinë në jug të Alacatı.

I vendosur pranë Detit Egje dhe Selçukut të sotëm, qyteza mbetet një nga vendet më të nderuara të krishterimit dhe është shtëpia e disa prej mrekullive arkeologjike të Turqisë, duke përfshirë tempullin e Hadrianit, i ndërtuar për nder të perandorit romak Hadrian.

Pishinat termale të Pamukkale, që fjalë për fjalë përkthehet në “kështjellë pambuku”, janë vetëm disa orë larg me makinë. Rrënojat e ruajtura mirë të qytetit antik të Hierapolis, dikur një qendër shërimi, si dhe Pishina Antike e Pamukkale, e njohur gjithashtu si Pishina e Kleopatrës, ku besohet se ka notuar dikur mbretëresha egjiptiane Kleopatra, janë pikat kryesore që vizitohen nga turistët.

“Ne e quajmë këtë vend Parajsë në tokë.”

Kryebashkiaku i Çesme, Ekrem Oran

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Deri në 50,000 infermierë mund të largohen nga Mbretëria e Bashkuar për shkak të planeve të imigracionit, sugjeron një studim

Deri në 50,000 infermierë mund të largohen nga Mbretëria e Bashkuar për shkak të planeve të imigracionit, sugjeron një studim

20 November, 2025
Andy Burnham i bën thirrje Partisë Laburiste të rishikojë planet për ta bërë më të vështirë për azilkërkuesit të vendosen përgjithmonë – politika e Mbretërisë së Bashkuar drejtpërdrejt

Andy Burnham i bën thirrje Partisë Laburiste të rishikojë planet për ta bërë më të vështirë për azilkërkuesit të vendosen përgjithmonë – politika e Mbretërisë së Bashkuar drejtpërdrejt

20 November, 2025
Sot, Kosova dhe Shqipëria zbulojnë kundërshtarët e tyre në ‘play-off’ për Kupën e Botës, gjysmëfinalet dhe finalet hidhen menjëherë

Sot, Kosova dhe Shqipëria zbulojnë kundërshtarët e tyre në ‘play-off’ për Kupën e Botës, gjysmëfinalet dhe finalet hidhen menjëherë

20 November, 2025
Caktimi i datës së zgjedhjeve të jashtëzakonshme në Kosovë, Haradinaj konfirmon pjesëmarrjen në takimin e ftuar nga Osmani

Caktimi i datës së zgjedhjeve të jashtëzakonshme në Kosovë, Haradinaj konfirmon pjesëmarrjen në takimin e ftuar nga Osmani

20 November, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result