ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Sa serioze është lëvizja e anijes ruse të spiunazhit? 1 hour ago
‘Do të kishte qenë më mirë nëse do të më kishin vrarë’: Një luftë e harruar që shkatërron jetën e grave 1 hour ago
Mahmood thotë se pagesa e azilkërkuesve të refuzuar për t’u larguar ia vlen paratë 1 hour ago
Paralajmërim “i kuq” për borë, ndërsa valët e të ftohtit ngrijnë në Mbretërinë e Bashkuar (video buletini) 1 hour ago
Mirë për hipotekat, keq për dyqanet ushqimore – si ju ndikon rënia e inflacionit 1 hour ago
Next
Prev
Home Bota

Putin teston BE, mbyll “rubinetin” e gazit për … mirëmbajtje

albnews by albnews
11 July, 2022
in Bota
0
Putin teston BE, mbyll “rubinetin” e gazit për … mirëmbajtje
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Rusia ka mbyllur gazsjellësin kryesor të saj për në Europë, Nord Stream 1. Në njoftim zyrtar thuhet se kjo bëhet për shkak të punimeve të përvitshme të mirëmbajtjes. Furnizimet me gaz do të ndalojnë për 10 ditë, gjë që ka ngjallur shqetësime se vendimi do të përkeqësojë mungesën e gazit në Europë.

Ministri francez i Financave, Bruno Le Maire, tha se qeveria është e përgatitur për një shkëputje totale nga furnizimi me gaz nga Rusia, gjë të cilën e sheh si skenarin më të mundshëm për në vazhdim. Rreth 17 për qind e furnizimeve me gaz në Francë vijnë nga Rusia.

RelatedPosts

‘Do të kishte qenë më mirë nëse do të më kishin vrarë’: Një luftë e harruar që shkatërron jetën e grave

Zyrtarë ushtarakë amerikanë në Ukrainë për bisedime mbi përfundimin e luftës

Vrasja e 25 personave-Të enjten mblidhet Këshilli i Sigurimit dhe OSBE, ministri i Jashtëm ukrainas:  Do tregojmë tmerrin rus

Që prej nisjes së luftës në Ukrainë, vendet europiane kanë rritur importet me gaz natyror nga vendet e tjera, larg nga Moska. Por qeveria e Parisit duket se nuk ka mundur të shkëpusë varësinë nga Rusia. Qendra Finlandeze për Studime mbi Energjinë dhe Ajrin e Pastër, thotë se Franca blen ende sasi të mëdha të gazit të lëngshëm natyror nga Rusia.

Edhe Gjermania është e shqetësuar për një kolaps të mundshëm në sektorin energjetik nëse Nord Stream 1 qëndron gjatë i mbyllur për mirëmbajtje. Kancelari Olaf Scholz tha se kabineti i tij po përgatitet që të shmangë ndërprerjet në furnizimin me energji dhe gaz për qytetarët. Dyshimi dhe frika është se ndalimi i furnizimit me gaz nga Rusia të zgjasë përtej datës 21 gusht për shkak të luftës në Ukrainë. Muajin e kaluar, Rusia shkurtoi me 40 për qind kapacitetin e gazsjellësit për në Europë duke bërë presion për rikthimin e një turbine që po riparohej në Kanada. Nëse Nord Stream 1 nuk vendoset në funksion gjatë verës, kjo rrezikon planet e shumë vendeve europiane për krijimin e rezervave të gazit, tepër të domosdoshme për dimrin.

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Sa serioze është lëvizja e anijes ruse të spiunazhit?

Sa serioze është lëvizja e anijes ruse të spiunazhit?

20 November, 2025
‘Do të kishte qenë më mirë nëse do të më kishin vrarë’: Një luftë e harruar që shkatërron jetën e grave

‘Do të kishte qenë më mirë nëse do të më kishin vrarë’: Një luftë e harruar që shkatërron jetën e grave

20 November, 2025
Mahmood thotë se pagesa e azilkërkuesve të refuzuar për t’u larguar ia vlen paratë

Mahmood thotë se pagesa e azilkërkuesve të refuzuar për t’u larguar ia vlen paratë

20 November, 2025
Paralajmërim “i kuq” për borë, ndërsa valët e të ftohtit ngrijnë në Mbretërinë e Bashkuar (video buletini)

Paralajmërim “i kuq” për borë, ndërsa valët e të ftohtit ngrijnë në Mbretërinë e Bashkuar (video buletini)

20 November, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result