Liderët e BE-së sot në Tiranë, Vuçiç niset drejt Kinës, në forum edhe Putini

albnews
By
1 Min Read

Ndërsa në Tiranë po mbahet një samit në kuadër të procesit të Berlinit, ne kryeqytetin kinez zhvillohet forumi i tretë ‘Brez dhe Rrugë’ ku do të marrë pjesë edhe presidenti rus Vladimir Putin.

Edhe Presidenti serb Aleksandër Vuçiç dhe delegacioni i qeverisë së Serbisë, janë nisur këtë të hënë për në Pekin për të qenë të pranishëm në këtë forum.

Presidenti i Serbisë deklaroi se vizita në Kinë është shumë e rëndësishme në momente që nuk janë aspak të lehta.

Vuçiç paralajmëroi takime dhe nënshkrimin e marrëveshjeve të rëndësishme me Kinën, si dhe takime dypalëshe me presidentin kinez Xi Jinping.

Udhëheqësit, përfaqësuesit dhe delegacionet nga më shumë se 140 vende, duke përfshirë Lindjen e Mesme pritet të takohen në kryeqytetin kinez për mbledhjen dy-ditore.

Ne vitin 2013 Kina rriti shpenzimet e saj, pas propozimit të udhëheqësit Xi Jinping për krijimin e asaj që ai e quajti nisma “Një Brez Një Rrugë”, një projekt që parasheh investime infrastrukturore në vende në zhvillim.

Vëzhguesit thonë se strategjia e Kinës mund të jetë ndikimi politik në vendet ku janë shtrirë investimet e saj.

Share This Article