Claudia Rivelli, aktorja dhe motra e Ornella Mutit, ka negociuar një dënim prej një viti e 5 muaj si pjesë e hetimit për një trafik droge sintetike (e njohur si droga e përdhunimit) të blera në dark web dhe jashtë tij.
Dënimi, i rënë dakord me Prokurorinë Publike të Romës, do të ratifikohet përpara GUP-it në muajt në vijim. Rivelli akuzohet për import dhe shitje droge.
Sipas aktakuzës, ish-aktorja “importonte ilegalisht nga Holanda, në baza tremujore, shishe të ndryshme Gbl, duke ia dërguar një pjesë djalit të saj me banim në Londër, pasi kishte ndërruar paketimin dhe etiketën me shënimin “shampo” për të mashtruar doganën”.
Në procedim janë përfshirë 39 të pandehur, tre zgjodhën ritin e zakonshëm, të tjerët për marrëveshjen e shkurtuar dhe pranimin e fajësisë.