Tirana eliminohet që në raundin e parë të Champions League. Bardheblutë u mundën edhe në shtëpi nga Dudelange, me rezultatin 2-1, duke i dhënë lamtumirën kompeticionit.
Seferi dhe Devid patën raste të pastra në fillim të lojës, por nuk i shfrytëzuan, duke lënë rezultatin në barazim 0-0.
Me fillimin e pjesës së dytë, Dudelange zhbllokoi takimin me Bojic, me një goditje nga jashtë zonës. Në minutën e 61, Sinani shënoi të dytin për miqtë, duke hipotekuar kualifikimin për modestët nga Luksemburgu.
Tirana shënoi një gol shprese me Xhixhën në minutën e 78, por nuk arriti të shënonte të paktën edhe dy të tjerë. Tirana do të vijojë përvojën europiane në raundin e dytë të Conference League, ku do të ketë përballë Zrinjskin (21 dhe 28 korrik).