Robert Lewandowski do të zyrtarizohet shumë shpejt si lojtar i ri i Barcelonës.
Klubi katalanas ka arritur marrëveshjen me Bayern Munchen për sulmuesin polak dhe do të paguajë 45 milionë euro, plus 5 milionë të tjera bonuse.
Sipas “Cadena Ser”, Lewandowski do të firmosë me Barçën një kontratë deri në vitin 2025.