Nën kërcënimin e armës, grabitësi përdhunon të miturën në Vlorë

albnews
By
1 Min Read

Policia e Vlorës ka ndaluar një person që dyshohet se nën kërcënimin e armës së gjahut ka përdhunuar një minorene me aftësi ndryshe.

Ngjarja ka ndodhur në një banesë të veçuar në fshatin Brataj, ku i arrestuari mendohet se ka grabitur familjen në fjalë dhe më pas ka përdhunuar vajzën. Për ngjarjen është lajmëruar fillimisht kryeplaku i fshatit, i cili ka njoftuar menjëherë policinë.

Familjarët kanë arritur të njohin dhe identifikojnë dhunuesin, pasi një ditë më parë ai u kishte blerë një viç së bashku me një kasap.

Policia ka bërë të mundur ndalimin e të dyshuarit, ndërsa hetimet do të jenë ato që do të zbardhin të vërtetën e plotë të ngjarjes.

Share This Article