Basha publikon pamjet nga takimi me Escobar: SHBA pranë Shqipërisë për luftën ndaj korrupsionit

albnews
By
1 Min Read

Kryedemokrati Lulzim Basha ka shpërndarë pamje nga takimi me Zëvendës Ndihmës Sekretarin e Shtetit të SHBA-së, Gabriel Escobar.

Basha krahas pamjeve shkruan se Shtetet e Bashkuara dhe ambasada e tyre do të qëndrojë pranë Shqipërisë dhe shqiptarëve, në proceset e forcimit të dmeokracisë e luftës ndaj korrupsionit.

Kënaqësi e madhe të pres sot Zëvendës Ndihmës Sekretarin e Shtetit të SHBA-së, z. Gabriel Escobar në vizitën e tij të parë në Shqipëri. Shtetet e Bashkuara dhe amabsada e tyre do të qëndrojë pranë Shqipërisë dhe shqiptarëve, si gjatë gjithë historisë sonë, gjatë proceseve të domosdoshme të forcimit të demokracisë dhe luftës kundër korrupsionit. Këto janë gjithashtu prioritete të PD-së për të sjellë ndryshim dhe prosperitet për popullin shqiptar”, shkruan Basha.

https://twitter.com/lulzimbasha_al/status/1468963429796892672?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1468963429796892672%7Ctwgr%5E%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=https%3A%2F%2Fwww.oranews.tv%2Fvendi%2Fbasha-nxjerr-pamjet-nga-takimi-me-escobar-shba-prane-shqiperise-per-luften-i1020745
Share This Article