Sekretari britanik për Brexit-in, Stephen Barclay, do të zhvillojë bisedime me kryenegociatorin e Bashkimit Evropian, Michel Barnier.
Takimi do të zhvillohet pasi presidenti në largim i Komisionit Evropian, Jean-Claude Juncker, tha se një marrëveshje e re daljes së Britanisë së Madhe nga BE-ja mund të arrihet përpara afatit të 31 tetorit.
Kryeministri britanik, Boris Johnson, tha se nuk dëshiron të “ekzagjerojë”, por disa përparime në këtë proces janë duke ndodhur.
Sidoqoftë, ministri i Jashtëm i Irlandës, Simon Coveney, tha se ekziston ende një “boshllëk i madh” midis dy palëve.
Përpara takimit në Bruksel, Barclay paralajmëroi BE-në kundër një qasje “të ngurtë” dhe sugjeroi që detajet përfundimtare të një alternative për çështjen e kufirit irlandez, mund të mos ketë nevojë të zgjidhen deri në fund të vitit 2020.
Çështja e kufirit irlandez ka qenë problemi kryesor që procesi ka ngecur, dhe ende nuk ka një marrëveshje të votuar në parlamentin britanik për Brexit-in.