Një 62-vjeçar nga Saranda është arrestuar nga Policia pasi është dënuar më parë me 20 vite burgim për një vrasje të kryer në vitin 1998.
Hair Breshanaj, banues në Sarandë fshihej në fshatin Vrinë të këtij rrethi. Policia tha se pasi kishte marrë informacion mbi vendndodhjen e tij, organizoi operacionin me Forcat Shqiponja dhe arriti ta arrestonte të moshuarin.
Breshanaj i fshihej drejtësisë prej gati çerek shekulli, Në dhjetor të vitit 2000, Gjykata e Shkallës së Parë Vlorë e kishte shpallur fajtor dhe dënuar me 20 vite burgim për vrasjen e shtetasit N.N, ngjarje të ndodhur në 24 nëntor të vitit 1998 tek Uji i Ftohtë në Vlorë.
Sipas Policisë, vrasja është kryer me thikë, pas një konflikti për motive të dobëta.