Organizata Botërore e Shëndetësisë shpalli emergjencë shëndetësore globale linë e majmunit, për shkak të rritjes së madhe të numri të rasteve në të gjithë botën.
Vendimi u mor pas një takimi urgjent të komitetit të OBSH-së të ngritur për këtë virus.
Drejtori i Përgjithshëm i OBSH-së, Tedros Adhanom Ghebreyesus, tha se deri tani janë raportuar 16 mijë raste në 75 shtete të ndryshme, me 5 raste vdekjeje.
Lia e majmunit i shtohet kështu dy emergjencave të tjera shëndetësore në fuqi, pandemisë së koronavirusit dhe përpjekjes për zhdukjen e poliomielitit.