Kursimi i energjisë në Francë, dyqanet me ajër të kondicionuar të mbajnë dyert mbyllur

albnews
By
1 Min Read

Dyqanet në Francë do të urdhërohet të mbajnë dyert mbyllur kur përdorin ajër të kondicionuar dhe të kufizojnë dritat e neonit.

Njoftimi u bë nga qeveria që po tenton të reduktojë shpërdorimin e energjisë elektrike. Këto rregulla, që po zbatohen në disa zone, pritet të vendosen në mbarë Francën, konfirmoi ministrja e tranzicionit ekologjik, Agnes Pannier Runacher.

Kostot e energjisë në Europë janë rritur ndjeshëm që prej luftës së nisur nga Rusia në Ukrainë. Dyqanet do të gjobiten deri në 750 euro nëse shkelin rregullin për ajrin e kondicionuar.

“Të lësh derën hapur me kondicionerin ndezur, është diçka absurde”, u shpreh ajo, duke nënvizuar se të gjitha reklamat e neonit do të urdhërohen të fiken gjatë orës 1 të mëngjesit deri në 6.

Share This Article