Kosova dëshiron krizë dhe kërkon të krijojë probleme, tha presidenti serb, Aleksandar Vuçiq.
Ai deklaroi se është i shqetësuar për këtë duke shtuar se kosovarët nuk dëshirojnë t’i shohin targat “KM” në Prishtinë.
“Kur flasim për targat KS dhe RKS – edhe nëse lëmë anash gjashtë pikat e Marrëveshjes së Brukselit, që janë thelbi për themelimin e Asociacionit, që nuk duan t’i përmbushin, është një kundërpyetje e thjeshtë – pse hoqët targat KS dhe latë vetëm RKS”, ka pyetur Vuçiq, raporton rts.
Siç tha ai, asgjë nuk shpërtheu për shkak të targave, por problemi është pamaturia e vetëm njërës palë dhe ndihmësve të tyre, të cilët mendojnë se mund ta poshtërojnë Serbinë dhe popullin serb në Kosovë sa herë të duan.
“Përfundimi nuk janë tagrat KS e as RKS, vetëm e rëndësishme është që s’ka targa KM. Atyre nuk u interesojnë targat KS apo RKS, askush nuk shqetësohet për këtë, përveç ndoshta patrullave në detyrë që madje nuk dinë as dy vende në Kosovë e H. për të treguar në hartë. Përfundimi është se ata nuk duan të shohin KM”, tha Vuçiq.
Kosova ka paralajmëruar reciprocitet sa i përket letërnjoftimeve dhe regjistrimeve të veturave.