Kur kanë mbetur dhe pak ditë nga nisja e sezonit të ri, Juventus po mendon për një tjetër goditje këtë merkato vere.
Pas Pogbas dhe Di Marias, Zonja e vjeter është interesuar për Memfis Depaj, i cili pas largimit të Ronald Kuman nuk duket në planet e skuadrës, aq më tepër që me mbërritjen e Lewandowskit, gjasat janë më të pakta për të luajtur.
Katalanasit duan 20 milion euro për kartonin e Depay, shumë kjo e përballushme për bardhezinjve që mund ta shlyejnë edhe me tri këste.
E vetmja gjë që kërkon akoma diskutim është rroga e Depay pasi arrin deri në 5 milionë euro.