Top Channel raporton nga Siptali i Traumës, ku pas tërmetit kanë marrë ndihmën e shpejtë rreth 70 persona.
Nga 70 të plagosurit 52 janë nga Tirana dhe kryesisht të moshuar, që e kanë pasur të pamundur të lëvizin gjatë lëkundjeve.
Vetëm një fëmijë është plagosur nga lëkundjet e tërmetit. Të plagosurit kryesisht janë çarë nga rënia e materiale prej lëkundjeve.
Lajmi i mirë është që të gjithë të plagosurit janë jashtë rrezikut për jetën.