Itali/ Gati dokumentet për qytetarët që kanë aplikuar deri më 15 korrik në Bari

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Konsullata shqiptare në Bari njofton të gjithë qytetarët që kanë aplikuar për pasaporta dhe karta identiteti deri në datën 15 korrik 2022  përfshirë edhe këtë datë se dokumentat janë gati.

Shpërndarja e Pasaportave dhe Kartave ID mund te kryhet edhe nëpërmjet postës duke dërguar kuponin tuaj në një zarf të parapaguar (raccomandata con ricevuta di ritorno),  ku të jetë e plotësuar saktë adresa juaj, në adresën e Konsullatës: Via Pasqualle Villari 50, 70122 Bari.

Mund te paraqiteni personalisht në Konsullatë   nga ora 10:00 -14:00, nga  e hëna të premten.

Dokumentet biometrikë mund të tërhiqen brenda 1 viti nga dita e aplikimit, në rast të kundërt do të konsiderohen të refuzuar.

Share This Article