Shkupi do të sfidojë sonte në mbrëmje Shamrok Rovers për ndeshjen e parë të raundit të tretë të Europa League. Nga Maqedonia e Veriut në Irlandën e largët, klubi prenotoi një avion çarter për të siguruar udhëtim komod dhe jo të lodhshëm për lojtarët, por gjithsesi nuk arriti të evitonte pengesat rrugës.
Udhëtimi i skuadrës shqiptare drejt Dublinit ka rezultuar torturues pasi autoritetet irlandeze nuk lejuan uljen e avionit në kryeqytet por në një lokalitet 300 km larg. Në këtë mënyrë, skuadra udhëtoi për disa orë me autobus duke u rraskapitur rrugëve të Irlandës për të arritur në destinacion.
Denoncimin e bën vetë klubi i Shkupit që kërkon nga ana e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Maqedonisë së Veriut të punojë me autoritetet homologe në mënyrë që kthimit të bëhet nga Dublini. Ndeshja do të luhet ën orën 21:00 në “Tallaght Stadium”.