Trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola, ka folur në lidhje me të ardhmen e Bernardo Silvas dhe interesimin e Barcelonës.
Guadiola është shprehur që do të donte që Bernardo të qëndronte, por që s’do ta ndalojë nëse dëshiron largimin.
“Do të doja që Bernardo të vazhdonte, por nuk e di se çfarë do të ndodhë. Lojtarët ndonjëherë kanë një dëshirë dhe unë nuk jam një person që të ndaloj dëshirën e një personi”, është shprehur Guardiola.
“Unë dua që Bernardo të qëndrojë këtu, 100%. Do të shohim se çfarë do të ndodhë”.
Silva është lidhur me një kalim te Barcelona në ditët e fundit, madje është raportuar për një marrëveshje mes tyre.
Në garë për të është futur edhe Paris Saint-Germaini, që është duke insistuar për portugezin.