“Drejtësi për Jonadën”, protesta e dytë para Ministrisë së Brendshme, kërkohet dorëheqja e Çuçit, Kumbaros dhe Nanos

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Ashtu sikurse ishte paralajmëruar, qytetarët janë mbledhur sërish para Ministrisë së Drejtësisë, për të protestuar pas ngjarjes tragjike të ndodhur një javë më parë në Potam të himarës ku humbi jetën 7-vjeçarja Jonada Avdia, e cila u aksidentua për vdekje nga skafi i drejtuar nga efektivi i policisë Arjan Tase.

Të enjten e kaluar qytetarët i vendosën afat kryeministrit që deri ditën e sotme të largonte nga detyra ministrin e Brendshëm, Bledi Çuçi, ministren e Kulturës, Mirela Kumbaro dhe drejtorin e Përgjithshëm të Policisë, Gledis Nano.

nën moton “Drejtësi për Jonadën”, protestuesit kërkojnë dorëheqjen e tyre, pavarësisht mos reagimti të kryeminsitrit Edi Rama.

Tri ditë më parë Gjykata e Vlorës vendosi masën e sigurisë arrest me burg për ish-shefin e komisariatit të Policisë së Himarës, Arjan Tase, me akuzën e vrasjes me dashje indirekte të 7-vjecares.

Ngjarja ndodhi në datën 2 gusht, në plazhin e Potamit në Himarë, kur u godit nga gomonia me dy motorë që drejtohej nga Tase.

Share This Article