Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi deklaroi sot se “lista e LSI-së është lista e socialistëve të vërtetë”.
“Ndërsa Edi Rama nuk ka më asnjë socialist në listën e tij. Dhe ata pak që kishte, i largoi. Edi Rama ka frikë nga lista e LSI sepse ka frikë nga vendet e reja të punës që LSI krijon për të rinjtë. Ka frikë nga arsimi që LSI do t’ju japë hapësira për të pasur një arsim më të mirë dhe cilësor për të rinjtë dhe fëmijët e shqiptarëve. Ka frikë nga shëndetësia cilësore që do t’ju ofrohet qytetarëve shqiptarë. Ka frikë nga LSI, sepse nuk bën dot kompromis me të, nuk gjen dot pikë të përbashkët me të. Sepse janë dy qëndrime të ndryshme”, tha Kryemadhi.
Ajo tha se “Rama kishte përballë listën fituese të opozitës, atë listë të cilën prej më shumë se 2 vitesh tentoi ta blinte, e kërcënoi, e shantazhoi, por nuk e mundi dot”.
“Rama u rriti shqiptarëve taksat, taksat mbi rrogat edhe për ata pak njerëz që kishim ekonomi. Rrriti çmimin e energjisë elektrike, rriti çmimin e bukës. U vuri para në parkingjet e rrugëve të Tiranës të cilët paguhen nga 4-5 herë nga qytetarët e Tiranës. U rriti çmimin e ujit shqiptarëve bashkë me lali Erin. U rriti taksat e pastrimit shqiptarëve dhe paratë shkojnë për inceneratorët”, tha ajo.