Kampionati Botëror i Futbollit do të nisë një ditë më herë nga sa ishte parashikuar, më 20 nëntor me Katarin që do të përballet me Ekuadorin.
Ndeshja hapëse e Grupit A ishte parashikuar të luhej më 21 nëntor në orën 16:00, si takimi i tretë i kompeticionit. Më herët, ishte caktuar që Botërori të hapej me Senegal-Holandë.
Megjithatë, krahu administrativ i FIFA ka paraqitur një propozim për të zhvendosur ndeshjen e Katarit.
Kjo erdhi pas marrjes së konfirmimit të dy Kombëtareve, pas marrjes së një kërkese nga Federata e Amerikës së Jugut, Conmebol.
Kjo gjë vjen pasi sipas traditës organizatorët apo kampionët në fuqi kanë qenë gjithnjë të përfshirë në ndeshjen hapëse të kompeticionit.
Vendimi përfundimtar do të merret nga byroja e këshillit të FIFA-s, i cili përbëhet nga gjashtë presidentët e federatave, plus presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino.