Sizmologu Rrapo Ormeni, gjatë një interviste për Agjencinë Telegrafike Shqiptare deklaroi se pas lëkundjeve të forta të orës 16:05 të ditës së shtunë ka pasur 400 pasgoditje ku 7 prej tyre kanë qenë me magnitudë mbi 4, por që kanë ardhur duke u shuar.
“Është normale që tërmete të tilla të shoqërohen nga pasgoditje të tilla, por këto pasgoditje gjatë këtyre ditëve janë në rënie. Deri tani janë regjistruar 400 pasgoditje ku 7 prej tyre kanë qene me magnitudë mbi 4”, shprehet Ormeni.
Ormeni theksoi se, “me kalimin e ditëve numri i pas goditjeve ka filluar të bjerë në krahasim me ditën e parë dhe të dytë. Pasgoditjet e tërmeteve të konsiderueshme si ai që kaloji mund të vazhdojnë me ditë dhe javë. Këto pasgoditje janë të vogla dhe janë normale dhe ndihen nga njerëzit, por nuk kanë efekte dhe rreziqe për njerëzit. Këto pasgoditje s’do arrijnë asnjëherë të jenë të mëdhaja, pra të arrijnë goditjen kryesore ose të shkaktojnë dëme”.
Ai deklaron për ATSH se rreziku ka kaluar ndërsa thekson se tërmetet janë të paparashikueshme.
“Tërmetet nuk paralajmërohen, nuk mund të parashikohen në kohë pra njerëzit nuk duhet të kenë panik pasi e panë dhe në rastin e djeshëm që ato nuk parashikohen”, shprehet Ormeni.
Në fund sizmologu Ormeni tha se qytetarët duhet të ruajnë qetësinë dhe të mos lëvizin deri sa goditja e tërmetit të mbaroj dhe më pas duhet të dalin jashtë pas shoqërohet dhe me pas goditje.
“Një këshillë për qytetarët është që në momentin që bie tërmeti, duhet të ruajnë qetësinë dhe të mos bëj asnjë veprim. Duhet të futet poshtë një objekti të fortë deri sa të përfundojë goditja dhe pas goditjes së parë duhet të dal në jashtë dhe mos të qëndroj poshtë objekteve, por në vende me hapësira boshe që nuk ka objekte”, përfundoi sizmologu Ormeni./atsh