Makina me pilot automatik shkakton aksident të rëndë në Gjermani

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Një person vdiq dhe 9 të tjerë mbetën të plagosur në gjendje të rëndë, pasi një makinë testimi e BMW, me pilot automatik, përplasi 4 automjete të tjera.

Makina BMW iX doli nga korsia në një kthesë në në qytetin jugperëndimor të Reutlingen, duke u përplasur fillimisht me një Citroen. Më pas, BMW-ja që kushton 77 mijë paund goditi një furgon Mercedes-Benz ku humbi jetën një grua 33-vjeçare. Ndërkohë, Citroeni u përplas edhe me dy automjete të tjera, para se të shpërthente në flakë.

Në reagimin e policisë thuhet se është e paqartë nëse BMW-ja po drejtohej nga shoferi i saj apo ishte duke u drejtuar nga piloti automatik.

Më pas, edhe BMW-ja konfirmoi ngjarjen duke thënë se një prej automjeteve të saj është përfshirë në aksident, por mohoi që automjeti të ishte plotësisht i automatizuar. BMW thekson se shoferi mbetet gjithmonë përgjegjës.

Share This Article