ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Qeveria “Rama 4” bën betimin në Presidencë. Kabineti i ri nis zyrtarisht detyrën 13 minutes ago
Metani: Fyerjet ndaj magjistratëve, të papranueshme. Sadushi: Të ndërtojmë një drejtësi që besohet 15 minutes ago
SHBA i vë veton rezolutës së Këshillit të Sigurimit të OKB-së që kërkon armëpushim në Gaza 17 minutes ago
Ambasadori britanik në “Bondsteel”: Britania qëndron krah Kosovës në çdo rrethanë 2 hours ago
Hajdutët shkrijnë një byzylyk ari 3000-vjeçar që i përkiste faraonit egjiptian 2 hours ago
Next
Prev
Home Kosova

Histori e përsëritur: Sa herë s’iu pëlqejnë vendimet, serbët kërcënojnë me largim nga institucionet  

albnews by albnews
23 August, 2022
in Kosova
0
Histori e përsëritur: Sa herë s’iu pëlqejnë vendimet, serbët kërcënojnë me largim nga institucionet  
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Kërcënuan sërish.

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, paralajmëroi se serbët do të largohen nga të gjitha institucionet e Kosovës, meqë sipas tij, po vazhdon dëbimi i tyre.

RelatedPosts

Ambasadori britanik në “Bondsteel”: Britania qëndron krah Kosovës në çdo rrethanë

Pezullimi i dialogut strategjik, Kurti: Nuk jemi prishur me Amerikën, kemi disa dallime

Vazhdon mbrojtja e UÇK në Hagë, Williams mbyll dëshminë: Thaçi nuk ishte fshatar, u arsimua në Zvicër

“Nëse nuk ndërpritet dëbimi i serbëve brenda muajit serbët do të lëshojnë të gjitha institucionet e Kosovës. Deri në fund të shtatorit këtë do ta bëjnë edhe policët, gjykatësit dhe prokurorët”, tha ai në konferencën për media, të dielën, ku foli për takimin me kryeministrin kosovar në Bruksel.

Edhe kryetari i Listës Serbe, Goran Rakiq, përsëriti deklaratën e presidentit serb duke thënë se do t’i lëshojnë institucionet e Kosovës duke filluar nga 1 shtatori nëse nuk arrihet marrëveshje për targat dhe dokumentet e hyrje/daljeve.

“Së pari ne politikanët, e pastaj të gjithë me radhë, edhe prokurorët, edhe gjyqtarët, edhe policia”, tha ai në konferencën e së hënës për media.

Rakiq theksoi se presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, “e ka mbështetjen e plotë të popullit serb nga Kosova për të gjetur një zgjidhje kompromisi në dhjetë ditët e ardhshme”.

Ky kërcënim i Listës Serbe për largim nga institucionet e Kosovës është bërë tashmë i zakonshëm sa herë që Kosova merr vendime që nuk shkojnë në favor të Serbisë siç është ky i fundit për dokumentet për hyrje/dalje për personat me dokumente serbe që hyjnë në Kosovë.

Ishte lideri serb Aleksandar Vuçiq, i cili njihet për dramatizimet e situatave që nuk i pëlqejnë, që në muajin mars tha se nuk e lejoi daljen e përfaqësuesve të serbëve të Kosovës nga institucionet e Kosovës.

Atëbotë ata ishin të pakënaqur që Prishtina zyrtare nuk po i lejonte serbëve të Kosovës votimin në zgjedhjet parlamentare dhe presidenciale të Serbisë, brenda territorit të Kosovës.

“Serbët nga Kosova pothuajse unanimisht kërkuan jo vetëm daljen nga të gjitha institucionet, por edhe largimin e 435 punonjësve të policisë. Unë i kuptoj për shkak të terrorit që po kalojnë. I pyeta se çfarë do të bënim pastaj. Ne do të marrim barrën financiare, por kam frikë se mund të hyjmë në një rreth të konflikteve të pafundme të luftës”, kishte deklaruar Vuçiq më 22 mars pas takimit me përfaqësuesit e serbëve të Kosovës në Beograd.

Por, 3 ditë më pas, këta të fundit u vet-suspenduan nga pozitat në institucione, në shenjë pakënaqësie me suspendimin e kryetares së Gjykatës Themelore të Mitrovicës, Liliana Stevanoviq, pasi e njëjta kishte marrë pjesë në takimin e Beogradit me Vuçiqin. E kjo zgjati për një muaj.

Një kërcënim të ngjashëm e tashmë të njohur, Rakiq e kishte bërë edhe një ditë para se të mbaheshin zgjedhjet lokale të 17 tetorit 2021.

Madje, ai kishte thënë se serbët do të largohen nga të gjitha institucionet dhe kryetarët e komunave veriore do të dorëhiqen nëse brenda një muaji nuk nisin bisedimet për formimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe.

“Nëse bisedimet në nivelin e Beogradit dhe Prishtinës për formimin e Asociacionit nuk fillojnë në nëntor, ne po i informojmë të gjithë faktorët relevantë në Prishtinë, Beograd dhe Bruksel se do t’i lëmë të gjitha pozicionet në Prishtinë, në veri dhe se kryetarët e komunave do të japin dorëheqjen. Fundi i vitit është afati i fundit për formimin e Asociacionit”, kishte deklaruar ai për RTS-në.

Asociacioni i Komunave me Shumicë Serbe ishte arsyeja pse, edhe në muajin tetor të vitit 2020, përfaqësuesit politikë të serbëve e paralajmëronin largimin nga institucionet e Kosovës.

Rakiq, që atëherë ishte zëvendëskryeministër në Qeverinë Hoti, kishte deklaruar se do ta shqyrtonin një mundësi të tillë.

Kërcënim për largim nga institucionet e Kosovës – që ndodh të paktën nga një herë në vit – kryetari i Listës Serbe, kishte bërë edhe në fund të vitit 2019.

Rakiq paralajmëronte daljen nga institucionet e Kosovës nëse ndaj ish-deputetit të Kuvendit të Kosovës, Ivan Todosijeviq, do të vërtetohej dënimi me dy vjet burgim për shkak të deklaratës se Masakra e Reçakut ishte fabrikuar.

Në vitin 2019 këto paralajmërime ishin bërë shumë të shpeshta.

Në muajin maj, drejtori i atëhershëm i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq, kishte thënë se në takimin e presidentit Vuçiq me serbët e Kosovës ishin dakorduar për largimin nga institucionet e Kosovës.

Edhe tre muaj më herët, Vuçiq pretendonte se serbët e Kosovës kërkonin të tërhiqeshin nga institucionet e Kosovës, duke shtuar se ai iu kishte kërkuar 45 ditë kohë.

Por, që kur nisi të përdorej ‘largimi nga institucionet’ si mjet nga përfaqësuesit politikë të serbëve për të mos lejuar zbatimin e vendimeve që nuk iu pëlqejnë?

Përfaqësuesit e Listës Serbe njoftuan se do të largohen nga Qeveria e Kosovës për herë të parë pas arrestimit të ish-drejtorit të Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq, në veri të Mitrovicës në fund të muajit mars të vitit 2018.

Disa herë kërcënuan e paralajmëruan dalje nga institucionet, por kjo nuk ndodhi asnjëherë zyrtarisht.

Megjithatë katër kryetarët e komunave veriore – Mitrovica e Veriut, Zveçan, Zubin Potok dhe Leposaviq –  ishin dorëhequr në nëntor të vitit 2018 si reagim ndaj vendosjes së taksës 100% nga Qeveria e Kosovës për mallrat nga Serbia, dhe për këtë arsye, u deshtë të mbahen zgjedhjet e jashtëzakonshme në maj të vitit 2019, kur sërish fituan kandidatët e Listës Serbe. /KlanKosova

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Qeveria “Rama 4” bën betimin në Presidencë. Kabineti i ri nis zyrtarisht detyrën

Qeveria “Rama 4” bën betimin në Presidencë. Kabineti i ri nis zyrtarisht detyrën

19 September, 2025
Metani: Fyerjet ndaj magjistratëve, të papranueshme. Sadushi: Të ndërtojmë një drejtësi që besohet

Metani: Fyerjet ndaj magjistratëve, të papranueshme. Sadushi: Të ndërtojmë një drejtësi që besohet

19 September, 2025
SHBA i vë veton rezolutës së Këshillit të Sigurimit të OKB-së që kërkon armëpushim në Gaza

SHBA i vë veton rezolutës së Këshillit të Sigurimit të OKB-së që kërkon armëpushim në Gaza

19 September, 2025
Ambasadori britanik në “Bondsteel”: Britania qëndron krah Kosovës në çdo rrethanë

Ambasadori britanik në “Bondsteel”: Britania qëndron krah Kosovës në çdo rrethanë

19 September, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result