ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Gruaja që është bërë një “atraksion turistik”, 94-vjeçarja ruan traditën shekullore të Scannos 37 minutes ago
Babilonia midis madhështisë së lashtë dhe neglizhencës moderne 40 minutes ago
Portugalia do të njohë Palestinën të dielën, përpara asamblesë së OKB 42 minutes ago
Sulm kibernetik në aeroportet europiane, vonesa dhe anulime fluturimesh 44 minutes ago
Manchester United, Amorim: As Papa nuk do të më ndryshonte idetë 46 minutes ago
Next
Prev
Home Albania

Rama: FSK-ja e gatshme për obligimet që dalin nga Karta e Adriatikut

albnews by albnews
26 September, 2019
in Albania, Kosova
0
Rama: FSK-ja e gatshme për obligimet që dalin nga Karta e Adriatikut
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Rrahman Rama, me ftesë të shefit të Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë, gjeneral brigade Bardhyl Kollçaku, mori pjesë në konferencën e shefave të mbrojtjes „Karta e Adriatikut A5“, e cila u mbajtë në Durrës. Ai në këtë konferencë udhëtoi nga Kosova së bashku me Komandantin e Gardës Kombëtare të  Ajovës, gjeneralmajor Benjamin Corell.

Kjo konferencë e cila u mbajt nga data 24 shtator 2019 deri më datë 26 shtator 2019, kishte  për qëllim që të sinkronizojë të gjitha aktivitetet trajnuese por edhe ushtrimet e përbashkëta ndërmjet shteteve anëtare, përfshirë dhe EUCOM-in, në ngritjen e gatishmërisë dhe përmirësimin e ndërveprimin gjatë operacioneve të përbashkëta për ruajtjen e paqes dhe stabilitetit në rajon. Gjithashtu qëllim tjetër i rëndësishëm i kësaj iniciative rajonale është edhe mbështetja e shteteve që aspirojnë integrimin në NATO.

RelatedPosts

“Padi dhe akuza”, gazeta gjermane ‘skanon’ “Air Albania-n”: Po shkon drejt falimentimit

Kongresisti Brian Mast dërgon amendament në Kongres, kërkon mbështetjen e SHBA-së për anëtarësimin e Kosovës në NATO

Rama prezanton Ministrin e Drejtësisë: Një drejtësi e pavarur, garantuese për Shqipërinë në BE. Lamallari: Pastrojmë legjislacionin nga mbivendosjet përmes AI

Gjenerali Rrahman Rama gjatë kësaj konference, pati rastin që t’ju drejtohet të gjithë pjesëmarrësve; duke theksuar në veçanti procesin e tranzicionit, si dhe të arriturat e FSK-së. Ai ndër të tjera shtoi se FSK-ja po vazhdon t’i ngritë kapacitetet e saj sipas Planit Gjithëpërfshirës të Tranzicionit, dhe se mbështetja e partnereve strategjikë gjatë këtij procesi shumë të rëndësishëm. Për më tepër, komandanti i FSK-së, gjeneral Rama, tha: „FSK-ja si forcë e ndërtuar dhe e zhvilluar me standarde të NATO-s, është e gatshme që t’i marrë përsipër të gjitha obligimet që dalin nga anëtarësimi në „Kartën e Adriatikut – A5“, për të  ndërvepruar dhe kontribuar me kapacitetet e saj për paqe dhe stabilitet në rajon dhe më gjerë“.

Komandanti i FSK-së, gjeneral Rama, gjatë konferencës ka zhvilluar takime dypalëshe me zëvendëskomandantin e EUCOM-it, gjenerallejtënant Stephen Twitty, si dhe me kryesuesit e delegacioneve të vendeve pjesëmarrëse në konferencë. Temë diskutimi gjatë këtyre takimeve  ka qenë avancimi i bashkëpunimit në fushën e zhvillimit të kapaciteteve të FSK-së, aktivitetet e përbashkëta trajnuese, por gjithashtu edhe ofrimi i kapaciteteve trajnuese të FSK-së për zhvillim profesional të kapaciteteve të partnereve tanë.

Gjeneral Rama, gjithashtu, i falënderoi të gjitha shtetet anëtare të Kartës së Adriatikut A5, për përkrahjen e vazhdueshme në ndërtimin dhe forcimin e partneritetit, i cili e ndihmon jo vetëm   Forcën e Sigurisë së Kosovës por të gjithë Kosovën.

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Gruaja që është bërë një “atraksion turistik”, 94-vjeçarja ruan traditën shekullore të Scannos

Gruaja që është bërë një “atraksion turistik”, 94-vjeçarja ruan traditën shekullore të Scannos

20 September, 2025
Babilonia midis madhështisë së lashtë dhe neglizhencës moderne

Babilonia midis madhështisë së lashtë dhe neglizhencës moderne

20 September, 2025
Portugalia do të njohë Palestinën të dielën, përpara asamblesë së OKB

Portugalia do të njohë Palestinën të dielën, përpara asamblesë së OKB

20 September, 2025
Sulm kibernetik në aeroportet europiane, vonesa dhe anulime fluturimesh

Sulm kibernetik në aeroportet europiane, vonesa dhe anulime fluturimesh

20 September, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result