ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
“Mos më vono se jam në hasmëri!” Policia e Elbasanit ndalon vëllanë e Durim Bamit 18 hours ago
Osmani kujton Ahmet Krasniqin: Zbardhja e vrasjes së tij mbetet obligim institucional 18 hours ago
Gruaja më e vjetër në botë, 116 vjeç, takohet me Mbretin Charles 18 hours ago
Aeroporti i Heathrow paralajmëron sërish për vonesa pas sulmit kibernetik 18 hours ago
Prezantuesi i njohur televiziv i BBC ndahet nga jeta në moshën 79-vjeçare 18 hours ago
Next
Prev
Home Kosova

Shënohet “Dita Evropiane pa Viktima në Rrugë”

albnews by albnews
26 September, 2019
in Kosova
0
Shënohet “Dita Evropiane pa Viktima në Rrugë”
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Policia e Kosovës ka mbajtur sot konferencën me temën “Ngritja e sigurisë në trafik dhe shënimi i Ditës Evropiane pa Viktima në Rrugë”, në kuadër të projektit “EDWARD”. Konferencës i parapriu një debat me nxënësit e shkollës “28 Nëntori” në Prishtinë, i cili kishte për qëllim ngritjen e vetëdijes për sjelljen në trafik.

Drejtori i Divizionit për komunikacion rrugor nga Policia e Kosovës, Jeton Rexhepi, duke folur rreth rëndësisë së ngritjes së nivelit të sigurisë në komunikacion, tha se sivjet janë 15 viktima më pak krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar.

Ai tha se përmes këtyre aktiviteteve synohet ngritja e sigurisë në komunikacion, teksa bëri të ditur se pjesë e këtij aktiviteti janë 159 shkolla me të cilat Policia e Kosovës bashkëpunon në vazhdimësi.

RelatedPosts

Osmani kujton Ahmet Krasniqin: Zbardhja e vrasjes së tij mbetet obligim institucional

Kongresisti Brian Mast dërgon amendament në Kongres, kërkon mbështetjen e SHBA-së për anëtarësimin e Kosovës në NATO

Vranë një civil shqiptar dhe keqtrajtuan 6 të tjerë, ‘Specialja’ në Prishtinë ‘kopsit’ dosjen ndaj 2 shtetasve serbë

“Në kuadër të aktiviteteve të Policisë së Kosovës janë përfshirë 159 shkolla, ku ne do të mbajmë ligjërata dhe aktivitetet të tjera që kanë për qëllim sensibilizimin e të rinjve dhe përmes tyre të ndikojmë edhe te prindërit e tyre dhe të gjithë pjesëmarrësit e komunikacionit që gjendja të jete më e mirë çdo vit”, u shpreh Rexhepi.

Pjesë e këtij takimi ishte edhe përfaqësuesi nga Këshilli për Siguri rrugore nga Ministria e Infrastrukturës, Fejzulla Mustafa i cili tha se qëllimi i projekti është ulja e numrit të aksidenteve me fatalitet.

“Ishte kënaqësi që të bisedojmë me nxënësit për sa i përket sigurisë rrugore, në cilësinë e këmbësorit por edhe të vozitësit. Bisedat ishin në një frymë të jashtëzakonshme të bashkëpunimit që të lidhemi në një trekëndësh arsimtar- prindër- fëmijë, për ta përmbyllur ciklin e sigurisë rrugore”, tha Mustafa.

Në emër të nxënësve foli Ajet Brajshori, drejtori i shkollës “28 Nëntori”, i cili falënderoi Policinë e Kosovës për punën e vazhdueshme, duke shtuar se rëndësia e projektit është që aksidentet të jenë zero.

“Ne si këshill në emër të prindërve, stafit tonë ju falënderojmë dhe uroj që mesazhet e kësaj tryeze të përçohen drejt fëmijëve, nxënësve dhe shoqërisë sonë, që të mos kemi raste sikur deri më tani, kronika të cilat na shoqërojnë çdo ditë”, u shpreh Brajshori, transmeton kp.

Dita Evropiane pa Viktima në Rrugë është lansuar për herë të parë nga TISPOL-Rrjeti Evropian i Policisë Rrugore.

Synimi kryesor i kësaj dite është që asnjë person nuk duhet të vdesë në rrugët e Evropës më datë 26 shtator. Andaj, besohet se “Projekti EDWARD” mund të japë një kontribut të rëndësishëm në zvogëlimin e mëtejshëm të vdekjeve në rrugë.

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

“Mos më vono se jam në hasmëri!” Policia e Elbasanit ndalon vëllanë e Durim Bamit

“Mos më vono se jam në hasmëri!” Policia e Elbasanit ndalon vëllanë e Durim Bamit

21 September, 2025
Osmani kujton Ahmet Krasniqin: Zbardhja e vrasjes së tij mbetet obligim institucional

Osmani kujton Ahmet Krasniqin: Zbardhja e vrasjes së tij mbetet obligim institucional

21 September, 2025
Gruaja më e vjetër në botë, 116 vjeç, takohet me Mbretin Charles

Gruaja më e vjetër në botë, 116 vjeç, takohet me Mbretin Charles

21 September, 2025
Aeroporti i Heathrow paralajmëron sërish për vonesa pas sulmit kibernetik

Aeroporti i Heathrow paralajmëron sërish për vonesa pas sulmit kibernetik

21 September, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result