Me të mbaruar gjimnazin, të rinjtë shqiptarë po dynden në dyert e ambasadës gjermane për t’u larguar nga vendi. Por teksa “karta e shanseve” e të shkuarit në Gjermani për të rinjtë e sapo-diplomuar është ndjekja e studimeve universitare, destinacioni i parapëlqyer i shqiptarëve po mendon vetë për pjesën tjetër, ata që i kanë vënë kyçin arsimimit dhe presin për një punë.
Grejsi dhe Mea po presin me dosje në duar me dokumentet e kërkuara të sistemuara me kujdes.
Dorëzimi i tyre në derën pas shpine do të thoshte në rastin më të mirë “mirupafshim Shqipëri”.
Pak hapa tutje tyre është Renaldi, edhe ai një 18-vjeçar, maturant ekselent që synon jetesën në Gjermani.
Por teksa “karta e shanseve” e të shkuarit në Gjermani për të rinjtë e sapo-diplomuar është ndjekja e studimeve universitare, destinacioni i parapëlqyer i shqiptarëve po mendon vetë për pjesën tjetër, ata që i kanë vënë kyçin arsimimit dhe presin për një punë.
Ministri i Punës, Hubertus Heil paralajmëroi në fillim të javës se Gjermania do të miratojë një “ligj modern imigrimi” i cili do t’i hapte dyert të huajve që duan të punojnë.
Po çfarë do të thotë kjo për tregun e punës në vend, dhe si mund të amortizohet largimi në masë.
Referuar të dhënave nga Instituti Europian i Statistikave, Gjermania është shteti i tretë për numrin më të lartë të lejeve të qëndrimit të dhëna në harkun e viteve 2008-2021.
Sipas Eurostat, dy vitet e fundit numri i lejeve të qëndrimit të dhëna nga Gjermania për shqiptarët janë tkurrur, por me fillimin e këtij viti shifrat janë rigjallëruar duke iu rikthyer niveleve të para pandemisë Covid-19. /A2