Pamjet/ Kur Zaloshnja i thoshte spiun Frrok Çupit para 10 vitesh

albnews
By
1 Min Read

Gjykata e Tiranës ka faktuar ditët e fundit se Frrok Çupi ka qenë spiun. Vendimi është dhënë pas një padie që Çupi bëri ndaj gazetarit Robert Rakipllari.

Por këto nuk janë akuzat e para për Frrok Çupin si spiun.

Gjatë marsit të vitit 2012, Çupi ka qenë akuzuar për spiun nga Eduart Zaloshnja dhe debati mes tyre përfundoi në sharje personale.

Analisti Frrok Çupi gjatë debatit ka ofenduar analistin tjetër Eduard Zaloshnja duke e sharë nga motra.

Debati doli jashtë kontrollit, teksa Frrok Çupi e ka cilësuar motrën e Zaloshnjës si një vajzë rruge të PD-së.

Zaloshnja pas fyerjes është larguar nga emisioni, duke shkëmbyer të shara pa mikrofon.

Share This Article