ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Gruaja e Alban Hoxhës humbi jetën pas lindjes së djalit, Apeli shpall pas 11 vitesh pretencën për mjekët 1 hour ago
PD bashkoi votat me PS për Komisionin Zgjedhor, Kalaja: E çuditshme dhe e pasinqertë, pranuan “De Facto” humbjen më 11 maj 1 hour ago
Të gjithë pasagjerët evropianë, rrëzohet avioni në Kenia, s’ka të mbijetuar 2 hours ago
Vrau gruan pak muaj më parë, vetëvritet brenda burgut amerikani në Shkodër 2 hours ago
Shqipëria në syrin e producentit britanik: Po realizoj një film për besën shqiptare! 7 hours ago
Next
Prev
Home Bota

Përkeqësohet gjendja e opozitarit të burgosur rus, Alexei Navalny

albnews by albnews
6 September, 2022
in Bota
0
Përkeqësohet gjendja e opozitarit të burgosur rus, Alexei Navalny
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Përkeqësimi i kushteve të burgut po kërcënon shëndetin e politikanit të burgosur të opozitës ruse, Alexei Navalny.

Lajmi u bë i ditur nga një këshilltar i tij ndërsa Fondacioni kundër Korrupsionit i Navalny po përpiqet të kthejë zgjedhjet e ardhshme vendore në Moskë në një garë zgjedhore kundër luftës në Ukrainë.

RelatedPosts

Të gjithë pasagjerët evropianë, rrëzohet avioni në Kenia, s’ka të mbijetuar

SHBA godet trafikantët e drogës në Oqeanin Paqësor, 14 të vrarë në sulmet ndaj katër anijeve

“Armëpushimi” tregtar SHBA-Kinë jep rezultatet e para, çmimi i arit bien nën 4 mijë dollarë

Alexei Navalny u arrestua në janar të vitit të kaluar kur u kthye në Rusi nga Gjermania, ku ishte trajtuar për atë që analizat laboratorike perëndimore treguan se ishte një përpjekje gati vdekjeprurëse për ta helmuar atë në Siberi me një toksinë nervore të epokës sovjetike. Rusia mohon se ka tentuar ta vrasë.

Politikani i opozitës ruse Alexei Navalny është dënuar me mbi 11 vjet burg për shkelje të lirimit me kusht, mashtrim dhe shpërfillje të akuzave gjyqësore, të cilat ai i mohon.

Javën e kaluar ai shkroi përmes avokatëve të tij në rrjete sociale se ishte dërguar në një qeli ndëshkimi për herë të tretë në gusht, në shenjë hakmarrjeje për aktivitetin e tij politik. Agjencia e lajmeve “Reuters” shkruan se “shërbimi i burgjeve nuk iu përgjigj kërkesës për të komentuar këtë deklaratë”.

Qelia e ndëshkimit është dy me tre metra e gjerë, ka tavolinë, karrige dhe krevat. Kjo shënon një përkeqësim të konsiderueshëm të kushteve për udhëheqësin e opozitës, tha shefi i tij i personelit Leonid Volkov në një intervistë në Vilnius të Lituanisë.

“Tani, befas, ata filluan të përkeqësojnë në mënyrë dramatike gjendjen e tij, gjë që përbën një kërcënim të madh për shëndetin e tij, sepse, asnjë person normal nuk mund të kalonte një kohë të gjatë në këtë qeli të veçantë. Dhe për Alexein, i cili sapo i mbijetoi helmimit, është, natyrisht, veçanërisht i rrezikshëm. Kjo vjen nga Kremlini. Pra, patjetër Putini ka një plan. Ai dëshiron t’ia bëjë jetën të padurueshme Alexei Navalnyt. Ai dëshiron ta ndëshkojë më shumë”, tha Volkov.

Ky i fundit tha se popullariteti i presidentit rus, Vladimir Putin është në rënie dhe e njëjta gjë po ndodh edhe me mbështetjen për luftën e Rusisë në Ukrainë.

Si Kremlini ashtu edhe Putin thonë se “operacioni special ushtarak” i Rusisë në Ukrainë po shkon sipas planit. Ata thonë se ky operacion ishte i nevojshëm pasi Shtetet e Bashkuara e përdorën Ukrainën për të kërcënuar Rusinë përmes zgjerimit të NATO-s dhe persekutimit të njerëzve rusishtfolës.

Ukraina dhe aleatët e saj perëndimorë thonë se këto janë justifikime të pabaza për një luftë të paprovokuar pushtuese.

“Do të duheshin dy, tre vjet që Ukraina të jetë në gjendje të shënojë fitore ushtarake. Shumica e ekspertëve ekonomikë thonë se do të duhen dy deri në tre vjet që sanksionet të kenë efektin e tyre dhe të shkatërrojnë ekonominë e Putinit. Unë do të thosha si ekspert, duhen dy deri në tre vjet për të ndryshuar në mënyrë dramatike qëndrimin e shoqërisë ruse dhe për ta bërë luftën e tij aq jopopullore sa ai nuk do të jetë në gjendje të vazhdojë atë”, tha Volkov.

Ai tha se sulmi i Rusisë i nisur më 24 shkurt në Ukrainë tregon se udhëheqësit rus nuk i intereson sesi shihej Rusia ndërkombëtarisht, gjë që ekipi i zotit Navalny kishte menduar se i jepte atij “një nivel mbrojtjeje”.

“Pasi filloi lufta, na u desh të rivlerësojmë të gjitha rreziqet për Alexei Navalnyn”, tha Volkov.

Ekipi i zotit Navalny shpreson t’i kthejë zgjedhjet lokale në Moskë më 11 shtator në një votë proteste duke ofruar mbështetje për 400 kandidatë që thotë se kanë kundërshtuar konfliktin.

“Ata përballen me shumë presion, madje edhe dhunë dhe brutalitet. Ata po rrihen,” tha ai.

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Gruaja e Alban Hoxhës humbi jetën pas lindjes së djalit, Apeli shpall pas 11 vitesh pretencën për mjekët

Gruaja e Alban Hoxhës humbi jetën pas lindjes së djalit, Apeli shpall pas 11 vitesh pretencën për mjekët

29 October, 2025
PD bashkoi votat me PS për Komisionin Zgjedhor, Kalaja: E çuditshme dhe e pasinqertë, pranuan “De Facto” humbjen më 11 maj

PD bashkoi votat me PS për Komisionin Zgjedhor, Kalaja: E çuditshme dhe e pasinqertë, pranuan “De Facto” humbjen më 11 maj

29 October, 2025
Të gjithë pasagjerët evropianë, rrëzohet avioni në Kenia, s’ka të mbijetuar

Të gjithë pasagjerët evropianë, rrëzohet avioni në Kenia, s’ka të mbijetuar

29 October, 2025
Vrau gruan pak muaj më parë, vetëvritet brenda burgut amerikani në Shkodër

Vrau gruan pak muaj më parë, vetëvritet brenda burgut amerikani në Shkodër

29 October, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result