Rama habitet pse raportet për klimën e biznesit e nxjerrin Shqipërinë problematike

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Edi Rama kritikoi anketimet dhe raportet e prodhuara në vend për klimën e biznesit.

“Që ka problematikat e veta, as nuk diskutohet. Por mjafton t’i hedhësh një sy gjithë hapave që janë bërë për të përshpejtuar proceset, nga sportelet e radhët, te proceset elektronike, është e pamundur që kjo të mos reflektohet”, tha Rama gjatë një takimi me dhomat e biznesit në vend.

“Anketat jo profesionale, që ta themi troç, cenojnë punën tonë, imazhin e këtij vendi dhe klimën e biznesit.

Nuk mund të jemi pre e opinioneve të mbledhura rrugëve dhe të përpunuara në mënyrë kaotike dhe nuk mund të jemi pre e kanaleve që përçojnë vazhdimisht opinione që nuk përputhen me realitetin.

Nuk ka asgjë për të ngjyrosur me rozë, por që sot shumë nga ndërveprimet janë dita me natën, ky është fakt. Kjo kërkesë e imja ka të bëjë me një raport përgjegjshmërie me vendin, në raport me të dyja palët, për të forcuar komunitetin e biznesit”.

Share This Article