Rama: Mitsotakis ofroi përzemërsisht mikpritjen e tij

 3,079 total views,  3 views today

“Një darkë e bukur me kryeministrin e Greqisë”.

Kështu e quan kryeministri Edi Rama darkën e punës me homologun e tij helen, Kyriakos Mitsotakis.

Përmes një postimi në Facebook kreu i qeverisë shqiptare shton se, marrëdhëniet e shkëlqyera mes dy popujve janë busulla jonë drejt shkëlqimit të marrëdhënieve.

“Athinë-Një darkë e bukur me kryeministrin e Greqisë, Kyriakos Mitsotakis, që ofroi përzemërsisht mikpritjen e tij.

Marrëdhëniet e shkëlqyera mes dy popujve janë busulla jonë drejt shkëlqimit të marrëdhënieve mes dy vendeve”, shkruan Rama në Facebook.

Ditën e sotme, në media, përfshirë edhe “Zërin e Amerikës”, është konfirmuar fakti se në darkën mes kryeministrave është diskutuar edhe për çështjen e detit.

Share
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •